Arbnora Ademaj, vërtetë që jetën e ka synuar për t’iu mos u ndalur punës dhe sakrificave, andaj jeta ia ka dhuruar tërë këto suksese të pafundme, shkruan Kosovarja.

Nga një vajzë e re janë dalur shumë epitete si miss, aktore, moderatore e që edhe tani e shohim në këtë profesion, duke e drejtuar në mënyrë të denjë dhe me shumë përkushtim.

Është cekur me dhjetëra herë, por edhe tani që është femër edhe me fat. Po, normal që dhe fatin e vet e ka ndjekur me punë, talent, po dhe bukurinë e sharmin që ia dhuroi Zoti.

Me këto elemente ra në sytë e artistëve turk, tek Arbnora u pa këtu në Turqi, e rrethuar edhe nga gazetarë të mediave të njohura turke, teksa edhe u përfol për pjesëmarrje në një film turk, shkruan më tutje Kosovarja

Po flitet, Arbnorën do ta shohim në seriale turke po dhe në emisione të shoubizit turk, argëtues, e që ende nuk ka dalë në dritë se për çfarë më saktë bëhet fjalë.

Sigurisht, pas saj fshihet një super talent teksa ka arritur të kërkohet edhe në Turqi, e veçanërisht në filma turk, të cilët dijnë të mbledhin një audiencë të madhe nga shumica e vendeve.

Megjithatë, konkretisht nuk dijmë çfarë projektesh do jetë e angazhuar. Arbnora di të na surprizojë, apo jo? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË