Se kemi femrat më të bukura e të suksesshme të cilat po bëjnë që zëri i Kosovës të jehojë anë e mbanë kjo gjë po dëshmohet përditë, shkruan “Kosovarja”.

Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi janë vajzat me prejardhje nga Kosova të cilat sa e sa herë na kanë bërë të ndihemi krenarë.E kësaj liste por me një profesion më ndryshe po i bashkëngjitet edhe moderatorja e njohur Arbnora Ademaj, e cila tash e tutje do të njihet  si aktore edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Ditë më parë Arbnora na dha lajmin se shumë shpejt do të marrë pjesë në një serial turk, ku xhirimet do të fillojnë në muajin gusht dhe do të zgjasin plot një muaj.

Këtë lajm madje e kanë mirëpritur edhe mediat turke që ka bërë që ato të shkruajnë për këtë film madje në ballinat e faqeve të tyre ta prezantojnë Arbnorën duke e quajtur edhe si “ylli i Kosovës”.

Madje, Arbnora pati rastin të takoj për herë të parë edhe aktoren e njohur turke dhe skenaristen e këtij seriali Semra Dinçer.

Duke qenë Arbnora pjesë e këtij seriali, me siguri që do ti thyejë rekordet e shikueshmërisë./Kosovarja/.

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË