Miqësia e tyre është një nga më të komentuarat në shtypin rozë apo në median sociale!

Sepse ato nuk ndajnë vetëm të njëjtin ambient pune siç është Top Channel, por kanë edhe një miqësi të fortë mes tyre që i ka rezistuar kohës dhe viteve dhe ato asnjë moment nuk e kanë fshehur këtë fakt. Përkundrazi!

Përmes fotove dhe videove të ndryshme në Instagram, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani na kanë dëshmuar kohën që kalojnë bashkë, në kafe, në pushime, me fëmijët, etj.

Por, ndodh shpesh që postimet e tyre në rrjetet sociale të kthehen në argument për fansat apo ndjekësit e tyre të shumtë.

Kështu, nga fotot e fundit të Arbanës nga pushimet në Puglia të Italisë, Xhemi ka bërë komentin e radhës duke i shprehur hapur pëlqimin për to. E në mesin e komenteve të shumta, ishte dhe njëri krejt i papritur që me siguri e ka acaruar jo pak Xhemi Shehun.

Komentuesi i shkruan: “Aman mi Xhemile po si nuk pashë një foto të Arbanës pa like-n tënd, kurse Arbana fotot tënde pothuajse kurrë, pse kështu?”, e pyet ai. Xhemi i kthen aty për aty përgjigjen e duhur fansit: “Të falet Naze se me syze je”.

MUND TË JU PËLQEJNË