Xhemi Shehu është një nga moderatoret më simpatike të ekranit shiptar që prej vitesh ndodhet në emisionin humoristik “Portokalli”.

Moderatorja është kthyer padyshim në të preferuarën e publikut dhe për këtë arsye ka një numër goxha të madh ndjekësish në rrjete sociale.

Xhemi në ditën e sotme ka shpërndarë një foto me bashkëshorten e aktorit Gaz Paja, të cilën ai e thërret “e bukura e dheut”.

Ira Seferi duket se ka qenë në të njëjtën festë me Xhemin dhe fotoja e vajzave ka tërhequr shumë pëlqime dhe jo të paktë kanë qenë njerëzit që kanë komentuar se ngjajnë si dy pika uji me njëra tjetrën.

MUND TË JU PËLQEJNË