Arbnora Ademaj dhe Shkenda Dubova, shquhen për stilin dhe elegancën, emri i të cilave është tejet i lakuar nga mediat rozë.

Që të dyja kanë një shoqëri shumë të pastër, ku gati në çdo event, dhe paraqitje shfaqen së bashku, shkruan Kosovarja.

Arbnora ka kohë që iu është futur elitës së televizionit, për çka edhe po i ec mjaft mirë, ndërsa Shkenda më shumë është e fokusuar rreth biznesit të saj, që posedon tash e disa vite.

Të dyja pra në rrugët e ndara sa i përket profesionalizmit, por asnjëherë të pandashme, shkruan Kosovarja.

Së fundi janë shfaqur në një ndej të mahnitshme, e që po kalonin një kohë jashtëzakonisht të këndshme, e dëshmon video e lëshuar nga to, ku paraqiten duke kënduar.

Nuk dihet se a është këndim çasti, apo paralajmërim për ndonjë projekt të përbashkët.

Nuk do të ishte një ide e keqe, apo jo… Çfarë mendoni ju? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË