Meda nuk piku nga qielli, nuk u bë yll brenda nate, nuk ia doli me të parën, shkruan “Kosovarja”.

Në intervistat dhënë revistës sonë, Mehdin Pergjegjaj disa herë ka treguar se rrugën drejtë suksesit nuk e kishe aq të lehtë.

Mehdini që më vonë do të bëhej Meda, dikur këndonte me çiftelia, por me njohjen e tij me Emrush Thaçin, producentin më të suksesshëm në Kosovë, që udhëheq produksionin “Emra Com”, Meda ia doli të bëhet ky që është.

Këngëtarët më eminent të skenës sonë ishin pjesë e “Emra Com”, duke përfshirë emra si Mentor Kurtishi, Adem Ramadani, Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu, Vjollca Haxhiu, etj. Nën menaxhimin e Emres ishin edhe “Stupcat”, suksesi i të cilëve dihet e njihet.

Meda dhe “Emra Com” vazhdojnë suksesshëm të hapërojnë në botën e muzikës./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË