Në Internet po qarkullojnë thashetheme se Angelina Jolie ka nisur lidhjen me aktorin e njohur.

Raportohet se Angelina Jolie dhe Colin Farrell po takohen fshehurazi, shkruan TheSun.

Edhe pse nuk ka asgjë të pazakontë të shohim një yll Hollywood-i dhe të fejuarin e saj teksa shijojnë një natë të një filmi në qilimin e kuq, thuhet se arsyeja e vërtetë që Angelina dhefëmijët e saj shkuan në premierën e “Dumbo” ishte t’i japin mbështetje yllit Colin Farrell.

Dyshja kishin aktruar bashkë në filmin “Alexander” më 2004, ndërsa tani thuhet se kanë filluar një romancë.

Por, kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Divorci i Angelinës nga Brad Pitt komentohet tash e sa vite, por zyrtarisht në vitin 2018, Angelina kishte paraqitur kërkesën për divorc nga Brad Pitt, duke pretenduar se aktori nuk po paguante detyrimet ndaj fëmijëve të tyre. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË