Pak ditë më parë nëpër mediat rozë u përfol shumë për një ribashkim të mundshëm të ish qiftit të njohur Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.

Burime pranë çiftit, për TMZ kanë treguar se Brad dhe Jennifer nuk biseduan shumë gjatë mbrëmjes së Golden Globes të së dieles në mbrëmje. Thuhet se ata shkëmbyen përshëndetje miqësore në ndejën ku morën pjesë të dy.

Fakti është së të dy yjet e Hollivudit, kanë shumë miq të përbashkët në botën e showbizit, dhe ata nuk mund të shmangin takimet në mes tyre, sidomos në festa të mëdha si kjo e fundit.

Por gjithçka që mbetet e qartë sipas burimeve pranë çiftit, është se ata vazhdojnë të mbesin vetëm miq të mirë dhe nuk ka diqka në mes tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË