Vajza që duket si Angelina Jolie, ju lë pa fjalë nga ngjashmëria e saj me aktoren e e famshme.

Melissa Baisen, nga Winconsin, ngatërrohet me aktoren Angelina Jolie, kudo që shkon.

Nëna e dy fëmijëve ndalohet në rrugë gjatë tërë kohës, duke i kërkur autografe dhe fotografi nga personat që mendojnë që është Angelina, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

Melisa tashmë ka filluar të përfitoj nga kjo gjë, ajo ka hapur një faqe në rrjetin social Instagram, ku po mbështet nga të gjithë fansat e Angelines për ngjashmërinë e saj, duke fituar kështu edhe ndjekës të shumë.

Ajo tregon se shpesh herë ndjehet shumë mirë kur njerëzit e ndalin në rrugë dhe i buzëqeshin të gjithë, dhe ajo ndjehet krenare se sa mirë e luan rolin sikur të ishte me të vërtet Angelina.

Mirëpo, ajo tregon edhe anën negative të disa njerëzve që i japin komente të këqija, por ajo thotë se këta njerëz duhet të injorohen dhe përderisa e kam futur vetën në këtë gjë, duhet të pranoj dhe të pajtohem edhe me komentet kritike.

Kur është pyetur se a mendon të hyj në botën e të qenit modele, ajo ka thënë se: “Kur kam qenë më e re, e kam menduar me mijëra herë. Por nuk ishte asnjëherë koha e duhur për ta bërë atë. Ndërsa, me kalimin e viteve, kjo ide tashmë nuk më duket interesante.”

MUND TË JU PËLQEJNË