Angelina Jolie është duke bërë pak për të ushqyer fëmijët e varfër, të cilët mbështeteshin në drekat shkollore për të mbushur stomakun e tyre, por që ato janë ndërprerë për momentin nga mbylljet e shkollave për shkak të pandemisë coronavirus.

Ajo i ka dhënë një milion dollarë organizatës bamirëse “No Kid Hungry”, e cila thotë se deri më tani ka shpërndarë dy milionë dollarë donacione në 30 shtete për të ushqyer fëmijë me të ardhura të ulëta dhe familjet e tyre, shkruan DailyMail.

“Deri në këtë javë, mbi një miliardë fëmijë janë jashtë shkollës në të gjithë botën për shkak të mbylljeve të lidhura me coronavirusin”, tha Angelina, 44 vjeçe, në një prononcim për “No Kid Hungry”.

“Shumë fëmijë varen nga kujdesi dhe ushqimi që ata marrin gjatë orarit të shkollës, përfshirë gati 22 milionë fëmijë në Amerikë që mbështeten në ndihmën e ushqimit”, ka thënë tutje ajo

Angelina, e cila është e famshme për filantropinë e saj, shtoi: “’No Kid Hungry’ po bën përpjekje të vendosura për të arritur sa më shumë prej atyre fëmijëve që të jetë e mundur’.

Ajo ka punuar gjerësisht me Kombet e Bashkuara dhe bashkë-shkroi një ese të botuar në revistën Time të mërkurën duke promovuar Koalicionin e ri Global të Edukimit të UNESCO-s, i cili kërkon të lehtësojë arsimin në distancë si shkollë për fëmijët në mbarë botën.

Në vitin 2006 ylli i filmit dhe ish-burri i saj Brad Pitt themeluan organizatën e tyr bamirëse me emrin e djalit tyre të madh, Maddox, 18 vjeç tani, me seli në Kamboxhia, ku ai edhe u lind.

Kjo organizatë vazhdon të funksionojë në 10 shkolla në Kamboxhia, dhe Angelina financon veçmas shkollat e vajzave në Afganistan dhe Kenia, njofton Revista People.

Ajo ka udhëtuar në të gjithë botën në shërbim të kauzave të ndryshme dhe në vitin 2012 mori statusin e të dërguares speciale nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Angelina nuk është e famshmja e vetme që hedh mbështetjen e saj te organizata “No Kid Hungry” pasi Jennifer Garner dhe Amy Adams dhuruan gjithashtu fonde për ta javën e kaluar.

MUND TË JU PËLQEJNË