Janë bërë vite që këngëtarët e mirënjohur, Roberti dhe Nora, janë prindër të një vajze mjaft të lezetshme.

Jeta e tyre është plotësuar në secilin aspekt të jetës, me ardhjen e saj në jetë andaj edhe janë të lumtur dhe shfaqen kudo me të, shkruan Kosovarja.

Rene, ndonëse e vogël është bërë dashuria më e madhe e të dy prindërve, duke zërë një vend të veçantë në zemrat e tyre.

Çiftin e shohim shpesh të i kushtojnë së bijës kohën maksimale, e ndoshta Roberti pak më shumë, kjo sepse në krahasim me Norën, është pakëz më i lirë.

E shohim duke eshëtitur, kënduar, lozur, dhe duke bërë gjithçka vetëm që të shoh buzëqeshjen e pandashme tek e bija, pasi e ka vetëm një, e që në raste të caktuara edhe e llaston ndoshta më shumë se që duhet, shkruan më tutje Kosovarja.

Kush më mirë se kjo fotografi flet sa 1000 fjalë, kur edhe e lejon t’i hypë në qafe e madje edhe ta shëtisë ashtu me orë të tëra.

Sikur ka dashur të thotë Roberti thënien e famshme: “Nuk e dini ju çfarë është evladi”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË