Në konferencen e sotshme të kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia, është bërë edhe një herë thirrje për kujdes të shtuar, mos dalje jashtë dhe mbajtje të higjenes perosnale dhe të ambienteve ku jetojmë, shkruan “Kosovarja”.

Vitia, edhe një herë potencoj seriozitetin e sëmundjes, duke rikujtuar se për parandalimin dhe shërimin e saj ende nuk ka as vaksinë e as terapi, çka e bënë më të ashpër luftën me Covid 19-të.

Ministri i shëndetësisë, ka thënë se prej sot, të gjjthë duhet të bëhemi heronjë duke qëndruar në shtëpi.

Ai, u ndal për pak edhe tek të karantinuarit në “Qendren studentore” në Prishtinë, duke iu rikujtuar që në shtetet tjera karantinat janë ngritur edhe nëpër tenda, koperativa, e vende të tjera me kushte shumë më të dobëta, shkruan “Kosovarja”.

Ministri, duket ti ketë dëgjuar të gjitha ankesat publike të Robert Berishes, andaj nuk la pa i thënë dy fjalë në lidhje me karantinen në konvikte.

 

MUND TË JU PËLQEJNË