Fatos Ahmeti-Tosi, është muzikant dhe këngëtar nga Skënderaj, i cili me sa duket të preferuarin e tij e ka Robert Berishen, shkruan “Kosovarja”.

Tosi, ia ka lënë të birit emrin Robert, kjo si shenjë respekti ndaj muzikantit e këngëtarit të njohur tashmë, Robert Berisha.

Sot, Roberti i vogël e ka ditëlindjen dhe me këtë rast, emnakun e tij e ka uruar Robert Berisha.

Këtë urim, këngëtari i njohur e ka bërë nga karantina, gjegjësisht nga “Qendra e studentëve” ku është në izolim, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË