“Qendra e studentëve” në Prishtinë është shndërruar në karantinë për kosovarët që vijnë nga vende të ndryshme të botës, shkruan “Kosovarja”.

Dje, në konvikte janë dërguar 39 persona të ardhur nga Stambolli, e sot një kontigjent tjetër, që kanë hyrë në Kosovë nga Gjermania. Të gjitjë do të qëndrojnë të karantinuar për 14 ditë.

Mes këtyre personave, është edhe muzikanti dhe këngëtari Robert Berisha, të cilin e kemi dëgjuar duke u ankuar për kushtet dhe pa pastërtinë në konvikt.

Roberti, po fle në shtratin dhe teshat e një studenti, madje studenti i ka shkruar, duke i thënë se është në dhomën e shtratin e tij.

Pas notës së protestes, nuk dihet nëse organet e shtetit do të bëjnë diçka për ta laruar Robertin nga “Qendra e studentëve”, ku është i vendosur me shumë persona të tjerë, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË