Aktorja, prezantuesja e njëherësh këngëtarja shqiptare, Almeda Abazi është mjaft e pëlqyer nga publiku.

Zeshkania po ashtu është tejet e ndjekur edhe në rrjetet sociale, teksa publikon imazhe dhe video të llojllojshme.

Gjatë ditës së sotme (e martë), ajo është kthyer prapa në kohë dhe ka publikuar një fotografi pranë bashkëshortit, kur ishin së bashku në pushime.

Çifti duken tejet në formë, por nuk ka dyshim se e gjithë vëmendja është te Almeda, e cila konsiderohet si njëra nga femrat më të bukura shqiptare.

Ndërkohë që Almeda në këtë fotografi mori pëlqime dhe komente të ndryshme nga mijëra ndjekësit e saj.

Gjithashtu, dyshja muaj më parë u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.

Të njëjtit pritet të kthehen me projekte të reja, pasi këtë kohë ishin më shumë të angazhuar si prindër të rinj.

MUND TË JU PËLQEJNË