Rrallë kush mund ta ketë fatin si të modeles shqiptare Almeda Abazit.

Modelja bukuroshe është martuar me aktorin më të bukur të Turqisë, Tolgahan Saysiman, apo ndryshe i njohur në publik si ‘Çënari’ i serialit ‘Lale’, shkruan “Kosovarja”.

Çifti kanë një jetë të lumtur bashkëshortore, të cilët në muajin maj u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.

Ndryshe, Almeda komentohet shpesh për pamjen e saj të jashtme, lirshëm mudn të themi se është ndër ato femra të pakta që nuk ka kryer ndonjë ndërhyrje kirurgjike, duke i qëndruar besnike bukurisë që i fali Zoti.

Por, edhe Almeda nganëjherë di të befasojë ndjekësit me postimet e saja. Së fundmi, me anë të ‘filterave’ të rrjeteve sociale ajo ka transformuar veten e saj krejt në një njeri tjetër./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË