Përbërësit:

6 të kuq të vesë

6 lugë gjelle sheqer

1/2 luge çaji pudër vanilje

2 filxhanë e gjysëm krem qumështi

2 lugë gjelle sheqer kafe

Hapi 1

Ndizeni furrën në 150 gradë.

Hapi 2

Në një tas qelqi përzieni të verdhat e vezëve, katër lugë gjelle me sheqer dhe vaniljen pluhur.

Hapi 3

Rrihini mirë së bashku deri sa të formohet një masë kremoze dhe e trashë.

Hapi 4

Më pas kremin e qumështit hidheni në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr.

Hapi 5

Përziejeni rregullisht deri në pikën që nis të marrë një valë.

Hapi 6

Hiqeni menjëherë nga zjarri dhe shtojeni në tasin e qelqit kur keni lënë të verdhat e vezëve.

Hapi 7

Përziejini së bashku rregullisht deri sa të treten në një.

Hapi 8

Merrni një tenxhere me ujë të nxehtë dhe vendoseni në zjarr.

Hapi 9

Brenda saj, vendosni një tenxhere tjetër më të vogël ku të hidhni masën e përzier më lart.

Hapi 10

Gatuajeni me avull për rreth tre minuta dhe më pas hidheni nëpër format katrore ose rrumbullake të pjekjes.

Hapi 11

Futini në furrë dhe piqini për 30 minuta.

Hapi 12

Më pas hiqini nga furra dhe lërini të ftohen në temperaturë ambienti.

Hapi 13

Mbajini në frigorifer për të paktën 1 orë ose gjatë gjithë natës.

Hapi 14

Në një tas tjetër përzieni dy lugë gjelle me sheqer të bardhë dhe kaf.

Hapi 15

Spërkateni pluhurin e sheqerit mbi sipërfaqen e ftohur të ëmbëlsirës.

Hapi 16

Për karamelizim mund të përdorni pajisjen specifike me zjarr, ose t’i fusni ëmbëlsirat për 2 minuta në furrë duke mbajtur ndezur vetëm pjesën e sipërme të furrës.

Hapi 17

Më pas lëreni të ftohet ose futeni në frigorifer.

MUND TË JU PËLQEJNË