Prej kohësh, modelja e njohur Emina Çunmulaj jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.

Ajo ndan vazhdimisht momente të përditshmërisë me ndjekësit në Instagram dhe së fundmi na treguar se ka takuar atje këngëtaren Albërije Hadërgjonaj, e cila gjithashtu jeton në Amerikë.

Emina dhe Albërija kanë qëndruar në një kafe shqiptare në mes të New York-ut, ku përveç shoqërisë së njëra-tjetrës, kanë shijuar edhe tingujt e çiftelisë.

Madje, ato kanë nisur të këndojnë në shqip në buzë të rrugës, aty ku ishin ulur për të shijuar kafenë.

Duket se Albërija dhe Emina janë kënaqur shumë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe e kanë nxjerrë së bashku mallin për Shqipërinë në mënyrën më të bukur.

Vazhdimisht në profilin e saj në Instagram, Emina promovon Shqipërinë dhe vlerat e saj, duke i treguar botës për vendlindjen dhe zakonet që ajo është mësuar të ndjekë që në vogëli.

MUND TË JU PËLQEJNË