Albërije Hadërgjonaj cilësohet si një nga zërat më të ëmbël që ka skena muzikore, e cila gjithmonë është kujdesur të sjellë hite të një pas njëshme.

Kur behët fjala për hitet ndër vite duhet të përmendim këngën e saj “Lozonjarja”, këngë kjo që nga lansimi arriti të bëj për vete të gjithë shqiptarët, shkruan Kosovarja.

Ajo gëzon një zë të shkolluar e të veçantë duke qenë ndër këngëtaret më të kërkuara në tregun shqiptar.

Albëria përveç zërit, njihet edhe për bukurinë e saj e cila po shkon vetëm duke u rinuar dhe duket se mosha nuk po i pengon aspak të mbajë vetën në top formë.

Edhe pse ka vite që është bërë gjyshe, ajo duket se nuk e ka ndërmend të dorëzohet por 46 vjeçarja gjithmonë po arrin ta tërheq vëmendjen e medieve rozë me pozat e saj atraktive.

Dashuria që kanë fansat për Albërien sigurisht i bëjnë kureshtar të dijnë se si ka ndryshuar këngëtarja ndër vite.

“Revista Kosovarja” ka hulumtuar duke sjellë disa imazhe të rralla të këngëtares.

Ndryshimet janë “goxha” të mëdha, apo?/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË