Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është ndër zërat e famshëm të muzikës së lehtë, por edhe asaj popullore, pasi së fundi më shumë e shohim në dasma, sesa në festivale, shkruan “Kosovarja”.

Albërija, është nënë e lumtur e dy vajzave, Agneses dhe Anxhelines. Agnesa nuk ka dashur të bëhet pjesë e muzikës dhe sot merret me biznes, ndërkaq Anxhelina për një kohë ishte mjaftë e famshme dhe produktive në muzikë.

Vajza e madhe e këngëtares, Agnesa, është nënë beqare dhe duket se lidhjen me të bijen e ka shumë të afërt, shkruan “Kosovarja”.

Motrat Hadërgjonaj kënaqen sa herë që janë nën shoqërinë e njëra tjetres dhe siç mund të shihni, ato jetojnë në luks të plotë.

MUND TË JU PËLQEJNË