Një këngëtar i suksesshëm që rrjedhë prej një familje artistësh.

Albatrit Muqiqi është djali i çiftit të famshëm Nysret Muqiqi e Merita Spahiut, të cilët i sollën publikut për vite me radhë hite të shumta, shkruan “Kosovarja”.

Albatriti trashëgoj talentin e prindërve, të cilët e përkrahën dhe e inkurajuan të vazhdoj tutje.

E tani është ndër këngëtaret më të dashur sidomos për të rinjë. Albatriti gëzon një jetë të lumtur me bashkëshorten dhe tre fëmijët.

Ai ka arritur të krijoj një lidhje bashkëshortore mbi bazën e respektit dhe dashurisë, duke u bërë ndër çiftet më të përfolura të estradës për raportin mes vete.

Ndërkohë sot dita ka nisur mbarë për ta dhe me mjaftë disponim. Ata së bashku me fëmijët shihen në veturë duke udhëtuar e që nuk mungon hareja mes vete.

Është Albatriti ai i cili e bën situatën më qesharake ku shihet duke vallëzuar e kënduar këngën për fëmijë “Moj bubrrec”, sigurishte gjithë kjo ‘lojë’ bëhet për hatër të fëmijëve që ata të disponohen e argëtohen./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË