E kush nuk i njeh Leartën e Egzonën?! Rejat e të famshmëve janë tash e sa kohë janë në qendër të vëmendjes.

Learta, reja e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit, dhe bashkëshortja e Kushtrimit, është personazh mjaftë i ndjekur dhe i pëlqyer, shkruan “Kosovarja”.

Ajo njihet edhe si këngëtare e sopranos, biznesmene dhe nuse tradicionale. Me shumë maturi arrinë ti realizoj të gjitha rolet që i ka, madje merr lëvdata të shumta e komplimente.

Learta është nënë e një djali, bukuroshi Matin u njoftua me publikun qysh nga lindja. Marrëdhënia e saj me bashkëshortin është në nivel të lartë e edhe me familjen e tij.

Kurse Egzona është reja e artistëve të njohur Nysret Muçiqi e Merita Spahiut dhe bashkëshortja e këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Egzona di ti befasoj fansat me paraqitjet e saj tejet me stil, e ndonëse është nënë e tre fëmijëve pamja e saj nuk do koment.

Për bukuri ajo nuk ka konkurrencë, nga posedon një sharm që e bën unike.

Ndonëse në një farë forme ato janë rivale mes vete, raporti i tyre është për lakmi.

Ato dalin shpesh bashkë dhe ndajnë imazhe të ndryshme për publikun. E sonte janë mbledhur edhe me bashkëshortët. Learta me Kushtrimin e Egzona me Albatritin.

Albatriti është ai i cili ka ndarë një imazhe ku ka etiketuar shoqërinë me të cilën janë mbledhur./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË