Në prag të koncertit të datës 27 shtator në Amfiteatrin e Tiranës, këngëtari Alban Skënderaj ka surprizuar një prej fanseve të tij më të veçanta, 62-vjeçaren Minerva Lakrori, e cila sot luante përballë valixheve me lekë në “Dilema Deal or no Deal” me Eno Popin.

Gjatë kohës që ajo tregoi dashurinë e saj për këngët e Albanit, ai u fut në studio përmes një video-mesazhi, ku e ftoi Minervën në koncertin e tij. Minerva u përlot në studio dhe tregoi se këngët e Albanit i dëgjon të gjitha, thuajse çdo ditë.

Albani është një prej këngëtarëve më të dashur shqiptarë, kryesisht nga moshat e reja, ndaj kjo ishte me të vërtetë një ndër fanset më të veçanta. Në fund të lojës, Minervës iu dhurua edhe një biletë për në koncertin e Albanit, me premtimin që do ta takojë nga afër këngëtarin e dashur.

MUND TË JU PËLQEJNË