Afrona dhe Blero po vazhdojnë të jenë në krye të shtypit roze.

Kjo pasi që dje çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, shkruan “Kosovarja”.

Si vend përrallor Afrona dhe Blero kanë zgjedhur që dasmën ta kremtojnë në Shqipëri, me shumë miq e familjarë, ku shumica prej tyre ishin fytyra të njohura të ekranit televiziv.

Ajo që shkëlqeu në këtë mbrëmjë ishte pa dyshim Afrona, si nusja më e bukur e vitit.

Afronës si nuse nuk i munguan as dhuratat e shumta, që pranoi për dasmën e saj.

Një që mund të veçohet është lira që ka vendosur Afrona, që zakonisht në dasma bëhet dhuratë nga vjehrrat. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË