Një emër që kohët e fundit është duke u komentuar mjaft shpesh në mediat rozë është edhe Afrona Dika, modelja e njohur e cila tani është dyfish e famshme.

Në radhë të parë që njihet si një modele dhe në radhë të dytë lidhja, fejesa dhe martesa me këngëtarin Blero i kanë ndihmuar që të afrimohet më shumë, shkruan “Kosovarja”.

Zakonisht Afrona është paraqitur mjaft provokative duke tërhequr çdo herë vëmendje të madhe tek publiku çka shpesh herë edhe e kanë ‘bombarduar’ me komente të ndryshme.

Së fundi, Afrona shkon përtej asaj siç jemi mësuar zakonisht ta shohim si modele. Meqë shpesh është imazh i kompanive të ndryshme sot ajo thyen çdo kufij duke reklamuar produkte 18+.

“18+ Ky produkt përmban nikotinë. Nikotina është një substancë Addiktive”, ka shkruar Afrona tek sa reklamon një cigare elektronike./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË