Adelina Tahiri ka disa muaj që është bërë nënë për herë të parë, shkruan GazetaBlic.

Ajo dhe i dashuri i saj maqedonas u bënë prindër të një djali të cilin çifti e pagëzuan me emrin Jon.E vetëm për një kohë të shkurtër, ajo ka arritur t’i rikthejë format trupore, e këtë më së miri e tregon dhe fotografia e fundit e publikuar në Instagram. E veshur e tëra me të zezë, e rregulluar deri në detaj, Adelina po duket në formë si asnjëherë tjetër.

Ka disa ditë që ajo është përfolur gjatë në media sa i përket lidhjes me biznesmenin maqedonas, ku të shumta kanë qenë komentet negative në drejtim të saj. Kishte dhe nga ata që i përmendnin moshën e tij këngëtares, por kjo e fundit iu përgjigj se ju nuk i keni parë kartën e identitetit që të dini se çfarë moshe ka.Madje nuk munguan as komentet e tipit: Si mund ta puthësh këtë plakush?, e Adelina si për inat në një video live në Instagram, puthi atë në buzë, duke thënë më pas se është ajo që po e puth, dhe jo ju që shkruani, kështu mos u brengosni për mua” tha këngëtarja.

Sa i përket muzikës, këtë periudhë ajo nuk është aktive, pasi i është përkushtuar tërësisht familjes.

MUND TË JU PËLQEJNË