Një emër mjaft i komentuar në shoubiz është edhe Adelina Tahiri.

Sidomos pas martesës së saj, me avokatin maqedonas këngëtarja thuajse çdo ditë ka qenë top temë e ballinave rozë, shkruan “Kosovarja”.

Pavarësisht kritikave në anën tjetër, martesës së saj ajo ia pa hajrin, pasi që fama e saj veç po shkon duke u rritur.

Madje, duke u marrë me jetën luksoze e djalin e saj, tani më e kanë harruar temën e martesës së saj e prejardhjen e bashkëshortit.

Adelina është më se e lumtur dhe ka lënë anash çdo kritikë që i është adresuar.

Ajo tani është nënë e një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jon, të cilit nuk i mungon kujdesi pavarësisht angazhimeve të të dy prindërve.

Përveç se Adelina vishet mjaft me stil me çka edhe merr shpesh vëmendje, ajo edhe djalin e ka bërë si vetja.

Çdo rrobë firmato, e me shumë stil, ndryshe nuk i ka hijë një djalit të avokatit apo?/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË