A e kanë menduar, ndonjëherë, disa nga këngëtaret tona më të afirmuara, se një ditë rejat e tyre do të bëhen të famshme, madje do e tejkalojnë edhe famën e tyre të krijuar për vite me radhë? Të përzgjedhurat e djemve të tyre u bën yje brenda natës, duke sfiduar edhe popullaritetin e vjehrrave. Sot thonë: “reja e Shyhretes”, “reja e Shkurtës”, “reja e Meritës”, e kështu me radhë…

Shyhrete Behluli

Nëse flasim për nuse të famshme, duhet pranuar se prinë ajo e këngëtares Shyhrete Behluli. Learta Jakupi, që kur u lidhë me Kushtrimin, djalin e Shyhretes, menjëherë u bë person publik.

Fejesa e martesa e rritën ndjeshëm famën e saj, e cila vinte nga një mori lajmesh që lëshoheshin çdo ditë. Komentohej e vazhdon të komentohet me të madhe pamja, stili, sjellja dhe kujdesi e dashuria e saj për vjehrrën e famshme.

Por, edhe Shyhretja shfaqet mjaft e lumtur pranë resë së saj bukuroshe. Në rrethe të ngushta, këngëtarja ka pohuar se nuk i pëlqen gjithë kjo zhurmë që bëhet për renë e saj dhe se do të donte që ajo ta gëzonte më shumë privatësinë. Por, ja që nuk është dhe duket se nuk do të jetë asnjëherë kështu, kur është fjala për Learta Jakupin.

Remzie Osmani

Remzie Osmani ka karakter të fortë dhe kur vjen puna te djali i saj, ka dëshira të qarta. Përherë ka dashur që e përzgjedhura e Hamit të jetë e kulturuar, e shkolluar, e pashme. Dhe, kështu doli të jetë… Gëzimja i ka përmbushur “standardet”.

Remzia thotë se, mbi të gjitha, është e lumtur se Hami e ka gjetur atë që e ka kërkuar gjithmonë. Remzia është parë disa herë në shoqërinë e resë së saj dhe duket se nuk i pengon vëmendja që Gëzimja po e merr.

 

Merita Spahiu

Nëse ka një vjehërr së cilës i vërehet lumturia nga aeroplani, atëherë ajo është Merita Spahiu. Merita dhe reja e saj, Egzona, prej kohësh e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe shkojnë mrekullisht mirë.

Vërehet edhe ngjashmëria fizike që kanë. Meritës nuk i pengon aspak fama e resë së saj, madje në faqen e saj në “Instagram” ka shumë foto krah Egzonës, foto që edhe janë shndërruar në lajme… /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË