Albatriti Muqiqi në një intervistë për rtv21.tv ka zbuluar të rejat rreth karrierës dhe jetës së tij private, ai flet edhe për shtatzëninë e Egzonës!

Kur ishte i vogël njihej si djali i këngëtareve Nystret Muqiqi dhe Merita Spahiut, ndërsa tani është emër i njohur i skenës muzikore shqiptare.

Është fjala për këngëtarin Albatrit Muqiqi, i cili aktualisht gëzon dashuri të madhe nga publiku.

Siç tregoi edhe vet ky vit ishte i mbarë për të. “Viti 2018 ishte një vit shumë i suksesshëm për mua dhe me shumë i ngarkuar nga vitet tjera me mbrëmje dhe dasma të suksesshme .”, theksoi ai.

Albatriti zbuloi se është në përgatitje edhe të projekteve të reja muzikore, të cilat vijnë pas baladës “Nuk muj me ta fal”, e realizuar me videoklip gjatë këtij viti.

“Po balada pati një sukses të mirë, por tash kam dy projekte të gatshme, njëra që do të lansohet shumë shpejt me videoklip është e kompozuar nga Kricket ku dhe jam duke bashkëpunuar me të ndërsa kënga tjetër e kompozuar nga Irkenc Hyka pas kësaj .”, tregoi Albatriti duke shtuar se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të jetë i angazhuar në projekte të reja muzikore.

“Vitin 2019 do të ketë shumë të reja, tash edhe bëj pjesë në grupin Friends Ent. Me menaxherin Rinor Hykolli dhe producentin Kricket, do të ketë duete dhe shumë këngë të reja nga unë për fansat dhe ndjekësit e muzikës time.”, bëri të ditur këngëtari.

Por, emri Albatritit dhe bashkëshortes së tij Egzonës gjatë këtij viti ishte i lakuar në mediat rozë edhe për shkak të jetës së tyre private, dhe jo pa të drejtë. Kjo ngase çifti pritet që të bëhen prindër për herë të dytë .

Shtatzënia e Egzonës ishte befasi për publikun pasi që ajo nuk e zbuloi atë deri kur barku i saj ishte i dukshëm. “Thjesht e kemi pas dëshirë vet ne të jetë sa ma private.”, tregoi artisti.

Po ashtu po spekulohet në media se çifti po pret binjak. Këtë gjë Albatriti as nuk e pohoi dhe as nuk mohoi duke thënë se po e lënë surprizë.

“Surprizë… së shpejti do të bëhem baba për së dyti dhe gjininë do ta lë surprizë dhashtë Zoti ta gëzojë shëndetin që është kryesorja…”, tha këngëtari duke shtuar se as për emrin nuk kanë vendosur ende.

Albatriti dhe Egzona janë bërë prindër për herë të parë në maj të vitit 2017, kur sollën në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan Amelia. E, si do ta pres Amelia zgjerimin e familjes së saj? “Është e vogël akoma dhe nuk e din ende, por normalisht që do t’i pret mirë dhe me qejf.”, është përgjigjur Albatriti.