Dihet raporti i këngëtares Shyhrete Behluli me motrat Mustafa, gjegjësisht me Sahiden dhe Safeten.

Këto të fundit, e akuzuan Shyhreten se ajo ua kishte kopjuar idenë e këngës për nënën.

Pas akuzave, pasoj një kalvar përgjigjesh e kundër-përgjigjesh nga të dyja palët, që dukeshin të pezmatuara. Motrat, shumë të lenduara se si, sipas tyre kolegia u kishte përvetësuar idenë, ndërkaq, Shyhretja e lënduar për akuzat që po i bëheshin, shkruan “Kosovarja”.

“Derisa e akuzon, e njollos kolegen/shoqen, vete je largu. Nuk di çfarë mundet me met shoqnija jonë këtu. Po flas sinqerisht, se muj me thanë që shoqnija jonë vazhdon prapë, por në asnjë mënyrë”, pat thënë Behluli.

Kjo e fundit, kishte kërkuar që koleget më të reja në moshë, ti kërkonin falje për ato që kishin thënë për të, gjë që nuk ka ndodhur ende, shkruan “Kosovarja”.

 

MUND TË JU PËLQEJNË