Emina Çunmulaj është ndër ato femrat shqiptare që jetën e ka vazhduar pa e kthyer kokën mbrapa.

Përkundër paragjykimeve dhe fjalët e të tjerëve për martesën, Emina ia ka vendosur një qëllim vetes, duke mos i dëgjuar qoftë edhe më të voglën fjalë se çfarë thonë ata, shkruan Kosovarja.

Kjo ka bërë që të gjithë ata të kthehen pastaj nga ajo, ta adhurojnë e ta pëlqejnë për krenarinë dhe guximin që ka paraqitur gjithnjë.

Emina nuk është ndalur me punën e saj, por edhe me përkushtimin kundrejt postimit të paraqitjeve të saj, që herë herë ka pasur nga ajo edhe video frymëzuese.

Por, këtë herë për dallim nga ditë të tjera, Emina po që na ka befasuar me mënyrën se si ka ardhur, pasi në ditën e sotme kishte vendosur që t’ia dedikojë ca fjalë të bukura të shoqit.

“Do të shkoja në pjesën tjetër të botës për ty”, shkroi ajo, e që këto fjal nuk ia la bosh pa e kompletuar me një fotografi të përbashkët të tyre, të cilën do ta shihni në vijim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË