Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me përcaktim për shpërbërjen e Parlamentit, i ka dhënë vetes shansin e krijimit të qeverisë së re teknike me një mandatar, duke aluduar në Kadri Veselin, shkruan “Kosovarja”.

Partitë politike janë për zgjedhje të reja nacionale. Dhe, kundër këtyre zgjedhjeve nuk është pozicionuar zyrtarisht as presidenti, por disa probleme kinse që ndodhen në KQZ dhe shtyrja e shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, qartësojnë qëllimin e presidentit për një strategji të daljes nga situata momentale.

Zgjidhja kushtetuese ia lejon presidentit një përllogaritje të tillë, por ajo duket vështirë e arritshme, pasi që shumica e partive të mëdha politike janë për zgjedhje të reja.

Shtyrja e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës për datën 22 gusht, vlerësohet si datë e vonuar, një muaj më vonë nga dita kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga detyra e të parit të qeverisë.

Kosova ka shumë detyra para vetes dhe nuk e ka luksin të humbasë muaj të tërë për formimin e qeverisë së re, kuptohet nëse shkohet në zgjedhje.

Ndër detyrat kryesore të Kosovës janë: vazhdimi i bisedimeve me Serbinë për një marrëveshje që ofron stabilitet rajonal, për çka ditëve të fundit ka pasur deklarime zyrtare nga Shtëpia e Bardhë, publikuar nga mediet serbe. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË