Motrat Mustafa janë zërat që i pranon veshi i secilës gjeneratë.
Këngëtaret e njohura si Motrat Mustafa që nga fillimet e para të karrierës kanë arritur të bëhen shumë të dashura për publikun shqiptar, shkruan lajmi.net.

Ato janë shumë por dy prej tyre konsiderohen të jenë më aktive bazuar në projektet muzikore që i kanë sjell ndër vite.

Kënga e tyre ‘Kuq e zi’ në të cilën kanë marrë pjesë edhe motrat e tjera përveç Sahides e Safetes, është pëlqyer nga publiku në periudhën e publikimit, mirëpo edhe sot dëgjohet me ëndje sidomos në datat e rëndësishme si ajo e Ditës së Flamurit, festës së 28 Nëntorit.

Mbrëmë kanë qenë të shumta postimet për nder të kësaj feste dhe nuk kanë munguar as urimet nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Ndër ta edhe modelja shqiptare Xhesika Berberi e cila nga New Yorku i ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit.

Në njërin prej postimeve të saj ku shihet e veshur kuq e zi, në sfond dëgjohet pikërisht kënga ‘Kuq e zi’ nga Motrat Mustafa, gjë kjo që dëshmon se zërat e tyre suksesin e kanë arritur edhe jashtë trojeve shqiptare.

MUND TË JU PËLQEJNË