Yllka Kuqi po përmbyll një vit shumë të suksesshëm në karrierën e saj.
Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen, me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta, shkruan lajmi.net.

Për këtë ditë shumë të veçantë për të, Yllka u befasua nga më të dashurit e saj, me të cilët festoi deri në orët e vona.

Këngë e valle, tortë në formë trëndafili, e buqeta lulesh, janë ato që ishin pjesë e befasisë për ditëlindjen e këngëtares.

Në rrjete sociale, Yllka ka ndarë disa imazhe me ndjekësit, ku dukej shumë e lumtur.

MUND TË JU PËLQEJNË