Ditëve të fundit edhe këngëtarja nga Shqipëria Xhensila Murtezaj iu është bashkuar trendit të ndryshimit të pamjes.

Xhensila ka vendosur të bëhet bionde ku ka ndryshuar ngjyren e flokëve, duke e bërë kështu të duket krejtësisht ndryshe, shkruan “Kosovarja”.

Është e vetmja nga artistet e cila duket kaq ndryshe me një ndryshim të thjeshtë.

Ndonëse ky stil i shkon shumë, si duket fansat e duan prap Xhensilen brune.

“Me mire ngjyre kafe👌🔥”, “Je bere me te vertet bjonde? Je me e mire brune”, janë disa nga komentet që ajo ka marrë nga ndjekësit e saj në Instagram.

Se a do të vazhdojë ta mbajë këtë ngjyrë flokësh, mbetët të shihet si do të veprojë Xhensila.

Ndryshe ajo konsiderohet njëra ndër femrat më të bukura shqiptare./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË