Shkëlzen Jetishi apo ndryshe i njohur më shumë me emrin Xeni, është këngëtar i mirëfilltë i muzikës popullore dhe me vlera mjaft të mëdha.

Ai është i adhuruar dhe i kërkuar ngado, e për dasma dhe ahengje familjare ia di renin më shumë se kushdo tjetër, shkruan Kosovarja.

Ato që fliten për të janë kryesisht udhëtimet e shumta, zëri i tij melankolikë dhe i veçantë, si dhe zhanri i muzikës që trajton ndër vite.

Kurse, sot në vend të këtyre gjëra do të flasim për diçka tjetër, më saktësisht për ditëlindjen e vajzës së tij.

Ajo sot feston ditëlindjen, ndërsa ai në pak fjalë përmbledhi e gjithë emocionet dhe ndjenjat për këtë ditë të saj duke i thënë:

“Urime bija ime ditëlindjen. Gjithë të mirat e kësaj bote ti dëshiron babi”.

Kujtojmë, ai është martuar shumë herët, dhe ka pasur fatin të ketë bashkëshorte “Missin” e Gjakovës, ku me të tani ka dy djem dhe një vajzë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË