Këngëtari gjakovar, Shkëlzen Jetishi-Xeni, është ndër më të pëlqyerit dhe të angazhuarit e muzikës popullore, shkruan “Kosovarja”.

Prej vitesh aktual në skenën e muzikës në vend, shumë i pranishëm në koncerte, dasma e ahengje, Xeni është bërë një prej këngëtarëve më të dashur të popullores.

Sot, nuk është vetëm këngëtar, por edhe pronar hotelesh e restaurantesh. Edhe në këtë segment po ia del shumë mirë, e si bashkëpunëtore të afërt në këtë drejtim, e ka gruan e tij, Valbonen.

Xeni e Valbona janë bërë disa herë gjyshër, ama po duken shumë në formë e të freskët, madje bashkëshortja e Xenit po duket më shumë si nuse sesa si gjyshe, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË