Këngëtari i adhuruar i muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi-Xeni, gjithë jetën ia dedikoi muzikës, shkruan “Kosovarja”.

 

Emri i tij është i njohur dhe i dashur gjithandej. Është më i adhuruari dhe më i kërkuari i dasmave e ahengjeve familjare.

Thuhet se pa Xenin dasma nuk është dasmë. Përvoja e ka bërë të veten. Me zërin, muzikën dhe repertorin e tij të gjerë, krijon atmosferë që nuk harrohet dot.

Por, Xeni, veç këngës, tashmë po merret edhe me biznesin e restoranteve.

Pas hapjes së restorantit gjigant në hyrje të Gjakovës, ndërtuar kryesisht për dasma dhe ceremoni festive me emrin “Xeni Imperial”, kohë më parë ka hapur edhe restorantin luksoz në Prishtinë, i cili është rregulluar me shije. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË