Shkëlzen Jetishi apo ndryshe shkurt Xeni është këngëtari i njohur nga Gjakova, i cili pëlqehet shumë për muzikën e tij.

Ka vite që shtë prezent në skenën muzikore, ku numëron shumë këngë e bashkëpunime të bukura, shkruan “Kosovarja”.

Në këtë mes vlen të përmenden bashkëpunimet me këngëtaren e madhe Shyhrete Behlulin.

Krahas jetës së suksesshme muzikore, edhe jeta familjare e Xenit ka qenë çdo herë në nivel.

I martuar me një grua bukuroshe, e baba i tre fëmijëve Korabit, Edonës dhe Ledionit.

E pikërisht sot, tek sa uron Ledionin për 12 vjetorin e lindjes vëmendje të madhe mori ngjashmëria e Xenit me sugarin e shtëpisë.

Ndryshe siç thotë populli ‘këput e ngjit kokë’ si djali si babai./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË