Xeni ka folur nga shtëpia e tij.

Këngëtari Shkëlzen Jetishi-Xeni, para disa dite ishte në një ditëlindje në Gjilan, ku këndoi këngëtari Muhamet Sejdiu i cili tashmë ka dal pozitiv me koronavirus.

Andaj ka vendosur të vetizolohet në mënyrë që mos t’i rrezikojë të tjerët edhe veten.

Gjatë një interviste nga shtëpia, nëpërmjet kamerës, ai dha një intervistë të shkurtër në kuadër të emisionit ‘Bonbon’.

Xeni tha se nuk e ka bërë testin për koronavirus pasi nuk ka simptoma, mirëpo po kujdeset për veten duke konsumuar vitamin C, ndërsa tha se po ndihet mirë në gjirin familjar.

Me këngën ‘Gjakovar më lindi nana’ i dërgoi një përshëndetje këngëtarit Muhamet Sejdiu i cili është prekur nga koronavirusi.

MUND TË JU PËLQEJNË