Gjatë ditës së sotme (e diel), në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet dhe të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do kenë mundësi për të votuar dhe për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm, përfshirë edhe 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Njëjtë kanë vepruar edhe shumë prej fytyrave publike, këngëtarë e artistë, të cilët kanë treguar edhe përmes rrjeteve sociale se kanë përfunduar procesin e votimit.

Në mesin e tyre është edhe këngëtari nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi – Xeni, i cili pas votimit për RTV Dukagjinin ka vendosur të këndojë një këngë.

Fjala është për një pjesë të shkurtër të këngës së Dervish Shaqës, të cilën mund ta ndiqni më poshtë:Theksojmë që 1 milionë e 937 mijë e 868 qytetarë me të drejtë vote, sot nga ora 07:00 kanë filluar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 895 qendra të votimit që janë hapur në tërë Kosovën.

Shkelzen Jetishi kendon per RTV Dukagjini

Ndonëse ditë e zgjedhjeve, Shkelzen Jetishi- Xeni, nuk e harron "zanatin" e tij

Publiée par RTV Dukagjini sur Dimanche 6 octobre 2019

MUND TË JU PËLQEJNË