Megjithëse jemi shtet i lirë, i pavarur, ky fakt nuk po mjafton që një përqindje e madhe e qytetarëve të jetojnë të lumtur në vendin e tyre.

Problemet me të cilat po ballafaqohet vendi ynë qysh nga çlirimi janë të shumta e të vazhdueshme, shkruan “Kosovarja”.

E një realitet i tillë po paraqitet qoftë përmes brengave dhe ankesave të vazhueshme të qytetarëve, qoftë në poezi e këngë.

Gjendjën reale para disa vitesh e paraqiti edhe bilbili i këngës shqipe Shkurte Fejza përmes këngës: “Ah Kosova jonë”.

Këngëtarja përmes tekstit të këngës shprehet e shqetësuar duke thënë se në këtë mënyrë siç është vendi më mirë mos ta kishte parë. E ndërkohë barrën për këtë situatë ia hedh secilit qytetarë duke u shprehur: “Kur t’kem dashtë, pse t’kem vra?

“Ditë e re, dhembjë e vjetër,
e kam dashtë një Kosovë tjetër,
ku ska fmij që e lenë shkollën,
ku ska lypës, ku ska nënë,
ku ska babë qe e shtrinë doren”, janë vargjet e radhës ku ajo shpreh dhimbjen dhe dëshirën që kishte për ta parë një Kosovë më ndryshe.

Ndërkohë që nuk e len anash krenarinë dhe dashurinë për këtë vend pavarësisht gjithave, përmend gurbetqarët e rinë, etj.

Megjithëse nuk iu dha vëmendja siç do duhejkësaj këngë, ajo edhe sot paraqet realtetin e njejtë, mbase edhe shumë vite të tjera!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË