“Pa merak, protagonistja e klipit është shëndosh e mirë”.

Dy artistët e njohur dhe shumë të dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani më 30 maj kanë publikuar projektin muzikor “Duamë” që është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi shtatë milionë klikime në Youtube.

Kënga është shoqëruar me një videoklip shumë të veçantë, në të cilin çfiti shfaqur edhe një pjesë nga kurorëzimi i tyre në Maldive.Mirëpo, Albani përmes disa videove që ka publikuar në rrjetin social Instagram, ka treguar momente nga xhirimet e videoklipit.

“Gjatë xhirimeve, “Duamë”, videoklipi dhe realiteti. S’kishte faj, e kishte me frikë dhe me paralajmëroi që në fillim! Por dhe unë e paralajmërova. Pa merak, protagonistja e klipit është shëndosh e mirë”, ka shkruar Albani në Instagram.

Ndryshe, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Çifti e gëzuan epitetin e të qenurit prindër për herë të parë më 28 nëntor të 2015-së. Albani dhe Miriami u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ameli./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË