Përbërësit:  1 spec i kuq, i pastruar nga farat dhe i copëtuar trashë

2 thelpinj hudhre, të qëruar dhe të shtypur

3 feta bukë të bardhë, pa kore dhe të prera trashë

1,5 kg domate, të qëruara dhe të prera trashë

2-3 lugë gjelle uthull vere të kuqe

5 lugë gjelle vaj ulliri të papërzier

sheqer sipas shijes

Për garniturë:

1 qepë e kuqe e vogël, e qëruar dhe e grirë hollë

1/4 kastravec, i qëruar dhe i grirë hollë

½ spec i kuq, i pastruar nga farat dhe i grirë hollë

vaj ulliri për spërkatje

Përgatitja:

Hidhni në tenxhere me presion të gjithë përbërësit e supës dhe lërini derisa të zbuten dhe bëhen si krem.

Shtoni pak ujë, nëse përgatitja është shumë e trashë, pastaj rregullojeni me kripë dhe piper të zi të sapobluar.

Lëreni të ftohet për të paktën 30 minuta.

Vendosini garniturën, spërkateni me pak vaj ulliri dhe shërbejeni. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË