Në këto ditë të nxehta na nevojitet diçka për tu freskuar.

Këtë bombë freskuese vitaminoze duhet ta provoni!

Bëni racion të shijshëm dhe të shëndetshëm i cili do t’ju kënaqë.

Përbërësit:

– 6 panxharë të kuq;

– 1 filxhan supë perimesh;

– një lugë xhenxhefil të bluar;

– 1 lugë lëng të freskët limoni të shtrydhur;

– kripë;

– piper të bluar.

Përgatitja:

Piqni panxharin, madje mund ta piqni edhe 48 orë para se ta fusni në frigorifer.

Në blender qitni gjashtë panxharë të mëdhenj të pjekur dhe shtypni, dy filxhanë të vegjël bazë perimesh, një lugë xhenxhefil të bluar, një lugë lëng limoni të freskët të shtrydhur, pak kripë dhe piperin e bluar.

Përzieni të gjithë përbërësit dhe pastaj mund ta shërbeni supën.

MUND TË JU PËLQEJNË