Nëse mendojmë një ushqim të thjeshtë në përgatitje dhe të lehtë në shije, me siguri supa është gjëja e parë që vjen ndërmend.

Ndërsa, supa me domate është gjithnjë një zgjidhje fantastike, si në shije, ashtu edhe në vlera ushqyese.

Nxehni vajin e ullirit në një tigan të thellë. Shtoni qepën dhe karrotën e grirë dhe fërgojini për 3-4 minuta, derisa të zbuten, duke përzier vazhdimisht.

Shtoni domatet, hudhrën dhe erëzat. Përziejini mirë. Ulni nxehtësinë dhe lërini të ziejnë me kapak sipër, për 30 minuta, duke përzier vazhdimisht.

Kalojini domatet në blender, derisa të bëhen krem.

Në të njëjtin tigan, shtoni panën ose kosin te kremi i domateve, kripë dhe piper sipas dëshirës dhe përziejini mirë

Ngroheni sërish supën edhe për pak minuta, derisa pana ose kosi të inkorpohen mirë. Shërbejeni supën të ftohtë.

1 kg domate

1 qepë

1 karrotë

2 thelpinj hudhre

1/2 lugë çaji trumëz e tharë

1/2 lugë çaji borzilok i grirë

1 gjethe dafine

3 lugë gjelle krem pana ose kos

kripë dhe piper i zi

MUND TË JU PËLQEJNË