Supë e shëndetshme për fëmijë dhe të rritur!

Përbërësit:

▪ 500 g panxhar të kuq,

▪ ¼ e një selinoje,

▪ 2 karota,

▪ 1 qepë,

▪ Sipas shijes, qimon (Cuminimcyminum) të bluar,

▪ 1 lugë të vogël vaj ulliri,

▪ 2 mollë të tharta të vogla,

▪ 1 l ujë të ngrohtë,

▪ 1 lugë uthull molle,

▪ 4 lugë të vogla rrikë.

Përgatitja:

Perimet pastroni dhe pritni në pjesë paksa të mëdha, nxeheni vajin, shtoni perime dhe qimonin, përzieni, qitni ujin e nxehtë, mbulojeni me kapak dhe zieni derisa perimet të zbuten.

Para përfundimit të zierjes shtoni pjesët e prera të mollës së prerë (të paqëruar), tenxheren hiqeni nga zjarri dhe përzieni me mikser, shtoni ujin e mbetur dhe qitni supës djathin, rrikën, kripën dhe piperin.

Shërbejeni në një mënyrë paksa të veçantë në gota apo në mënyrë klasike.

MUND TË JU PËLQEJNË