Vesa Luma është emër i njohur në estradën muzikore shqiptare.

Vesa karrierën e saj muzikore e ka filluar në vitin 2004, ku u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në ‘Ethet e së premtes’ në edicionin e dytë.

Pastaj ajo do të vazhdonte me projekte muzikore vazhdimisht, duke vijuar edhe sot.

Ishte jeta personale që e distancoi atë nga aktiviteti muzikorë tash e një kohë, pasiqë ajo u martua me artistin dhe tekstshkruesin nga Shqipëria i njohur si ‘Big Basta’.

Ata tashmë kanë një djalë së bashku, dhe jetën e tyre kanë vendosur ta vazhdojnë larg trojeve shqiptare.

Ata tash e një kohë po jetojnë në Zenlandën e Re, nga ku paraqitjet e tyre i bëjnë kryesisht përmes rrjeteve sociale.

Vesa ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram teksa shihet mjaft e lumtur në krahët e bashkëshortit. /IndeksOnline

MUND TË JU PËLQEJNË