Muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë për Meghan Markle pasi është vënë vazhdimisht në qendër të sulmeve publike, për shkak të shpenzimeve të çmendura, por edhe mosrespektimit të protokollit mbretëror. Megjithatë, duket se njerëzit nuk kanë ndërmend ta lënë të qetë.

Pas Samantha Markle, tashmë është vëllai i saj Thomas Markle Junior ai që i është kundërvënë motrës së tij dhe princit Harry. Sipas tij Meghan ka ndryshuar shumë që nga momenti që u martua dhe fajin për shumë gjëra e ka princi Harry.

“Kjo nuk është Meghan-i që unë mbaj mend. Meg dikur ishte e kujdesshme për të gjithë, por që prej kohës që hyri në Hollywood, gjithçka në jetën e saj ndryshoi. Atëherë ndoshta mendonte se ishte mbi të tjerët e tashmë që është martuar me një princ e mendon akoma edhe më shumë. Nëse sot nuk do ishte me Princin Harry pavarësisht gjithçkaje do e linte pas mërinë dhe do shkonte të shihte babain tonë nga afër e të sigurohej se është mirë.”,- ka thënë ai për ”Mirror”

Thomas Junior fajëson gjithashtu babain e Archie-t të vogël për përçarjen e familjes së tij. “Ata kanë futur në shtëpi të huaj edhe më parë, si për shembull Middleton-ët. Nuk e kuptoj përse familjen tonë e shohin ndryshe.”- ka përfunduar ai

MUND TË JU PËLQEJNË