Dumnica e Podujeves është në karantinë, kjo pasi një person i ardhur nga Italia, sjelli në fshat virusin Covid 19, duke e vënë vendin e tij në harten e zonave të rrezikshme, shkruan “Kosovarja”.

Personi më fjalë, thuhet ta ketë infektuar edhe babain, që tashmë është ndalur në Klinikën infektive. E, sipas vëllait të tij, Mursel Halitit, gjendja e të dyve paraqitet stabile dhe pa shqetësime të theksuara.

Murseli, ka bërë të ditur për “Frontal” se ai dhe anëtarët e tjerë nuk lejohen të lëvizin, se ambulanca i ka vizituar vetëm një herë, duke u premtuar se ekipe të tjera mjeksore do të shkojnë për ti vizituar, por që askush nuk ka qenë deri më tani.

Ai, bëri të ditur se tashmë janë në rezervat e fundit ushqimore dhe higjenike, andaj u duhet ndihmë, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË